Justina Aliaj: Të luash Nënë Terezën në skenë është një përgjegjësi e jashtëzakonshme
Monodrama “And’rra e Nan’ Terezës – njerëzorja hyjnore” është një rrëfim i thellë shpirtëror dhe artistik mbi jetën, sakrificën dhe dashurinë universale të Nënë Terezës, që këtë janar u ngjit në skenën teatrore përmes një interpretimi mjeshtëror nga aktorja e mirënjohur Justina Aliaj. Vepra pati premierën e saj në muajin dhjetor në skenën e Teatrit “Migjeni” në Shkodër dhe më pas u shfaq edhe në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë, duke zgjuar interes dhe emocione të forta te publiku. Kjo është monodrama e parë e dedikuar figurës së papërsëritshme të Nënë Terezës, ku Justina Aliaj, “Mjeshtre e Madhe”, përcjell mesazhe të fuqishme mbi humanizmin, sakrificën dhe dimensionin njëkohësisht njerëzor dhe hyjnor të shenjtores shqiptare. Përmes një interpretimi të ngjeshur emocionalisht dhe artistikisht të fuqishëm,...
Burimi:
sot.com.al