Jo luftës, liri Palestinës!

Jo luftës, liri Palestinës!

Sezoni i çmimeve në Hollivud, u mbyll me ceremoninë e Oscarëve në Los Angeles, ku shumë yje shfrytëzuan platformën e tyre për të dhënë mesazhe lidhur me krizat globale. Përtej shkëlqimit të tapetit të kuq, vëmendja u zhvendos te thirrjet për paqe në Gaza, politikat e imigracionit të administratës Trump dhe mbrojtjen e vlerave demokratike. Një nga momentet më kulmore të mbrëmjes ishte prania e aktorit spanjoll Javier Bardem. Përpara se të prezantonte çmimin për filmin më të mirë ndërkombëtar, ai deklaroi qartë: “Jo luftës dhe liri Palestinës!”. Bardem mbante një letër me sloganin “No a la Guerra”, duke rikthyer të njëjtën thirrje që kishte përdorur dy dekada më parë për të protestuar kundër luftës në Irak. Aktivizmi u reflektua edhe përmes simboleve të veshura nga artistët. Ndërsa...