Jeta dhe vepra e Peter Priftit mbledh studiuesit, figurë e shquar e diasporës shqiptare, ende pak e njohur në Shqipëri

Jeta dhe vepra e Peter Priftit mbledh studiuesit, figurë e shquar e diasporës shqiptare, ende pak e njohur në Shqipëri

Figura shumëdimensionale e Peter Priftit me kontribute në krijimtari, në historinë bashkëkohore, në gjuhësinë dhe gjuhën shqipe, në fushën e publicistikës, por edhe si aktivist kombëtar e më gjerë ishte në qendër të një veprimtarie që mblodhi studiuesit. Veprimtaria për studiuesin shqiptaro-amerikan u zhvillua nga Akademia e Shkencave, Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, Komisioni i përhershëm i gjuhësisë dhe i letërsisë dhe Komisioni i përhershëm i historisë. Prof. dr. Anila Omari, kryetare e Komisionit të përhershëm të gjuhësisë dhe të letërsisë u shpreh se Peter Prifti ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në njohjen e Shqipërisë së viteve ‘70-‘80 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në botën perëndimore, por në atdheun e tij nuk është dhe aq i njohur. Sipas saj, kjo konferencë...