Jaho Brahaj: UNESCO e njohu lahutën, por përgjegjësia për ta ruajtur mbetet e jona

Jaho Brahaj: UNESCO e njohu lahutën, por përgjegjësia për ta ruajtur mbetet e jona

Përfshirja e lahutës shqiptare në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s u përshëndet si një arritje historike. Por për studiuesin dhe koleksionistin Jaho Brahaj, kjo njohje ndërkombëtare nuk mjafton për ta shpëtuar këtë pasuri nga rreziku i zhdukjes. Në intervistën për gazetën “SOT”, studiuesi Jaho Brahaj ngre alarmin për mungesën e institucioneve dhe politikave konkrete, që do të garantonin transmetimin brez pas brezi të lahutës dhe të Ciklit të Kreshnikëve. Ndër të tjera ai paralajmëron se keqpërdorimi i instrumentit, shkëputja nga epika dhe mitologjia, që e kanë mbajtur gjallë ndër shekuj, si dhe presioni i urbanizimit dhe i skenës moderne, po e zbehin thelbin e saj. Studiuesi Brahaj thotë se UNESCO, si organizatë ndërkombëtare e vlerësoi pasurinë tonë kombëtare, por të gjitha masat dhe...