Industria audiovizuale, Komisioni për Kulturën në QKK, dialog institucional dhe reforma për një sektor konkurrues

Industria audiovizuale, Komisioni për Kulturën në QKK, dialog institucional dhe reforma për një sektor konkurrues

Nga Julia Vrapi Industria audiovizuale në vendin tonë, rregullimi i kuadrit ligjor apo rritja e buxhetit në kinematografi, janë disa nga çështjet, që janë sjellë herë pas here në vëmendje nga përfaqësues të kësaj industrie. Gjatë këtyre ditëve prioritetet kryesore për zhvillimin e kinemasë dhe industrisë audiovizuale në Shqipëri dhe reforma për një sektor konkurrues, ishin në qendër të një tjetër takimi. Në ambientet e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (QKK), u zhvillua vizita e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, në kuadër të prezantimit të strategjisë dhe vizionit për zhvillimin e kinemasë dhe industrisë audiovizuale në Shqipëri. QKK thekson se takimi shërbeu si një mundësi për të prezantuar prioritetet e saj strategjike për zhvillimin e kinemasë dhe industrisë audiovizuale në vend, duke u fokusuar në...