Inaugurohet “Kub France Shkodër”, për herë të parë, një hapësirë dixhitale për veprat franceze në muzeun “Marubi”
Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” u inaugurua Kub France Shkodër, një hapësirë e re kulturore digjitale që shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e bashkëpunimit kulturor francez-shqiptar. Kjo iniciativë, sjell për herë të parë në një muze në Shqipëri përvoja kulturore oërfshirëse përmes teknologjive të realitetit virtual dhe platformës Micro-Folie, duke ofruar akses në mijëra vepra arti nga institucione prestigjioze kulturore ndërkombëtare, si dhe përmbajtje të kuruara të trashëgimisë dhe artit francez . “Shpreh mbështetjen e Francës në këtë rrugë tuajën. Kënaqësi të përurojmë këtë hapësirë inovative digjitale, këtu në muzeun Marubi. Projekti synon të thellojë bashkëpunimin digjital mes Shkodrës, Shqipërisë e Francës. Janë një urë lidhëse e trashëgimisë kulturore mes dy vendeve tona. Ky projekt ndërkombëtar ofron çasje në 3200 vepra arti...
Burimi:
vizionplus.tv