Humor dhe mister në komedinë “Shumë pak vrasës” bazuar në veprën e Paul Pörtner

Humor dhe mister në komedinë “Shumë pak vrasës” bazuar në veprën e Paul Pörtner

Nga Julia Vrapi Komedia “Shumë pak vrasës” mbi motivet e veprës së Paul Pörtner, një histori plot kthesa të papritura, personazhe të çuditshme dhe humor. Shfaqja teatrore produksion i teatrit “Skampa” të qytetit të Elbasanit vjen në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë. Një komedi misterioze, që mban publikun në tension dhe të qeshura vjen në teatër me regji nga Rozi Kostani. Ngjarjet në komedi vendosen në një sallon bukurie, ku ndodh një vrasje, ndërkohë që dëshmitarët përpiqen ta hedhin fajin tek njëri-tjetri, ndërsa një dedektiv kërkon ndihmën e publikut për të zgjidhur çështjen. Interpretojnë në role Marin Orhanasi, Ola Harizaj, Vin Bejleri, Helidon Fino, Elona Mamo, Rudi Koçibelli, Marsias Lila, Erli Fortuzi, dhe Fabiana Proi. “Një histori plot kthesa të papritura,...