“Historia e fshehtë e Arrëthyesit. Përtej shkëlqimit të Krishtlindjes” në skenë, një hulumtim mbi anën e padukshme…

“Historia e fshehtë e Arrëthyesit. Përtej shkëlqimit të Krishtlindjes” në skenë, një hulumtim mbi anën e padukshme…

“Historia e fshehtë e Arrëthyesit. Përtej shkëlqimit të Krishtlindjes”  në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit erdhi si një shfaqje-konferencë e konceptuar dhe prezantuar nga Nea Tandini, historiane e artit, nën shoqërimin e Orkestrës Simfonike të Teatrit, nën dirigjimin plot ndjeshmëri të maestro Sergio Alapont. Për herë të parë në Teatrin Kombëtar i Operës dhe Baletit, publiku u ftua të përjetojë jo thjesht një shfaqje, por një udhëtim të thellë në prapaskenën emocionale të një kryevepre. Një hulumtim intensiv, i thellë dhe emocional mbi anën e padukshme të “Arrëthyesit”, një rrëfim që çmontoi imazhin e përrallës festive për të zbuluar plagët, dyshimet dhe vetminë krijuese të Pyotr Ilyich Tchaikovsky. E porositur nga Teatri Perandorak i Rusisë si një balet Krishtlindjesh, kjo vepër lindi...