Burimi:
inforculture.info
Foto © inforculture.info
Hepatiti misterioz që ka vrarë të paktën një fëmijë: Ç’duhet të dini për sëmundjen
Të paktën një fëmijë ka ndërruar jetë pasi u sëmur nga një lloj misterioz i hepatitit akut që ka infektuar fëmijët në 10 vende europiane, ka konfirmuar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Që nga 21 prilli, ka pasur të paktën 169 raste me “origjinë të panjohur” në të gjithë botën, tha OBSH të shtunën. “Rastet janë të moshës 1 muaj deri në 16 vjeç. 17 fëmijë (afërsisht 10%) kanë kryer transplant të mëlçisë; të paktën një vdekje është raportuar,” tha OBSH të shtunën. Hepatiti është inflamacion i mëlçisë, i cili është një organ jetik për përpunimin e lëndëve ushqyese, filtrimin e gjakut dhe luftimin e infeksioneve. OBSH tha se shkaku i infeksioneve ishte ende duke u hetuar, mirëpo vuri në dukje se një infeksion adenovirus...