Harta arkeologjike e Shkodrës plotësohet dhe me një tjetër sit, qyteti antik i Bushatit nxjerr në dritë historinë ilire

Harta arkeologjike e Shkodrës plotësohet dhe me një tjetër sit, qyteti antik i Bushatit nxjerr në dritë historinë ilire

Nga Julia Vrapi Harta arkeologjike e rajonit të Shkodrës pasurohet me një sit të ri në Bushat, një qytet antik ilir që po zbulon gjurmë të reja historike. Gërmimet arkeologjike nga misioni shqiptaro-polak që kanë vijuar që nga viti 2018 po nxjerrin në dritë të dhëna të reja mbi këtë qendër ilire. Tashmë harta arkeologjike e rajonit të Shkodrës plotësohet edhe me një tjetër sit arkeologjik, për të cilin është përcaktuar së fundi në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale, zonifikimi dhe rregullorja për ruajtjen dhe administrimin e zonës “A” arkeologjike. Kjo bëhet me dije nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit që shprehet, se zbulimet e dy portave hyrëse janë një hap i rëndësishëm për të kuptuar shtrirjen e qytetit antik. Po ashtu, ajo...