Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Harqet koncert në Durrës, kryeveprat e muzikës klasike botërore duartrokiten nga publiku
Koncerti Gala i Orkestrës së Harqeve Durrës dhuroi një emocione mbrëmjen e së hënës në qytetin bregdetar në këtë prag fundviti. Disa nga pjesët më të mira të repertorit botëror të muzikës klasike, të kompozitorëve të famshëm si Giacomo Puccini, Mozart, Armstrong, Di Chiara, Mendez dhe Iturralde, por edhe të emrave të njohur të kompozicionit shqiptar si Preng Jakova apo Moni Kuriçi erdhën për artdashësit durrsakë nën dirigjimin e Grid Krajës dhe interpretimin e sopranos Eva Golemi e saksofonistit Alen Kuriçi. Për drejtoreshën e Qendrës Kulturore Alketa Tragaj, koncerti i fundvitit është një dhuratë e bukur për publikun besnik, që ndjek aktivitetet e larmishme kulturore. Për më shumë se një orë, publiku në sallë duartrokiti interpretimin e shkëlqyer të orkestrës së harqeve dhe sopranos Golemi,...