“Hamlet” nga Shekspiri në një formë moderne në teatrin Metropol

“Hamlet” nga Shekspiri në një formë moderne në teatrin Metropol

“Hamlet” një prej veprave më të njohura dhe më të komplekse të William Shakespeare-it u rikthye në skenë këtë janar dhe vijon edhe përgjatë mbrëmjeve të muajit shkurt. Me regji nga Jonida Beqo kjo dramë në teatrin Metropol në Tiranë vjen në një formë moderne dhe me të papritura. Një qasje artistike që e fton publikun të ndjejë emocion e tension, duke e bërë këtë produksion të veçantë dhe e fton publikun në një reflektim të thellë mbi hakmarrjen, fatin, moralitetin, çmendurinë dhe dilemën ekzistenciale të njeriut. Me një ndërlikim të madh filozofik dhe psikologjik, “Hamlet” ka mbetur një nga veprat më të vëna në skenat botërore. Në veprën me regji nga Jonida Beqo interpretojnë në role aktorët Amos Zaharia, Kosovare Krasniqi, Viktor Zhusti, Yllka...