“Halli hallit nuk i ngjan”, Varieteja premierë në teatrin e Vlorës, me regji të Afrim Agalliut

“Halli hallit nuk i ngjan”, Varieteja premierë në teatrin e Vlorës, me regji të Afrim Agalliut

“Halli hallit nuk i ngjan”, premiera e trupës së Varietesë së Teatrit “Petro Marko”, është ngjitur në skenë, duke çelur njëkohësisht sezonin dimëror të teatrit të Vlorës. Me një kast të zgjedhur aktorësh, që nga ata që kanë bërë histori e deri te më të rinjtë në teatër, me muzikë dhe kërcim, shfaqja vjen nën regjinë e Afrim Agalliut. Atmosferën në sallën e Teatrit “Petro Marko” e elektrizuan këngëtarët Rovena Ibrahimi, Ludmilla Baballëku, Viktor Tahiraj, si edhe të ftuar të tjerë. Prestigjatori Edmond Murraj prezantoi disa numra shpejtësie, duke shtuar elementin e surprizës në shfaqje. Në mbyllje, drejtori i Teatrit, Artur Dhamo, e quajti shfaqjen një festë të bukur për artdashëshësit vlonjatë. Shfaqja me tematikë aktuale e cila përcolli mesazhe të forta do të shfaqet...