Halim Dauti, lauhtari nga Vllahia e Shalës që këndoj versionin më të gjatë të këngës për Betejën e Kosovës (1389)
Halim Dauti është një figurë e njohur jo vetëm në fshatin Vllahi, por edhe në tërë Shala e Bajgorës dhe më gjerë. Ai lindi në vitin 1889 në Vllahi, në një familje që kryesisht merrej me bujqësi dhe blegtori. Qysh në rini u dallua për prirjen dhe talentin e tij për të kënduar dhe për të luajtur vegla muzikore, sidomos lahutën, duke u bërë një ndër lahutarët më të njohur të Shalës së Bajgorës. Epika Shqiptare Epika shqiptare me lahutë ka qenë ndër shekuj një nga format më të fuqishme të ruajtjes së kujtesës historike dhe identitetit kombëtar. Përmes vargut tetërrokësh dhe tingullit karakteristik të lahutës, lahutarët kanë përcjellë ngjarje historike, figura heroike dhe episode të rëndësishme të qëndresës shqiptare. Kjo traditë nuk është ruajtur...
Burimi:
inforculture.info