“Halili dhe Hajria” baleti i parë shqiptar me muzikë nga kompozitori Tish Daija
“Halili dhe Hajria” një vepër baleti tërësisht shqiptare, e para në skenën e baletit shqiptar. Ishte 13 janari i vitit 1963, kur kompozitori Tish Daija, baletmaestri Panajot Kanaçi, dirigjenti Mustafa Krantja e një suitë e tërë artistësh, vunë në skenë baletin “Halili dhe Hajria”. Një ditë më parë Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ndau pamje të këtij baleti në faqen e saj. “Më 13 janar 1963, u shfaq premiera e baletit të parë shqiptar, “Halili dhe Hajrija””, thuhet nga DPA. Interpretuesit e parë në rolin e Halilit, ishin Xhemil Simixhi, Kristaq Rada dhe Llaqi Nako. Ndërsa në rolin e Hajries: Ganimet Vendresha (Simixhi) dhe Zoica Haxho, ndërsa në rolet e tjera përmenden emrat e Luan Shtinos, Miltiadh Papës, Agron Aliajt, etj. Në vitin 1983, kjo...
Burimi:
sot.com.al