Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Gruaja në Operën e Dashurisë” i jep zë figurës femërore në opera, përmes dashurisë, dhimbjes, forcës dhe sakrificës
Nga Julia Vrapi “Gruaja në Operën e Dashurisë” këtë dhjetor në Opera, ku në qendër janë heroinat ikonike të repertorit botëror operistik. Një koncert vokal-instrumental, që i jep zë figurës femërore në opera, përmes dashurisë, dhimbjes, forcës dhe sakrificës. Krijimtaria e kompozitorëve të njohur botërorë është pjesë e këtij koncerti këtë mbrëmje me sopranon e njohur Alisa Katroshi dhe në piano Herta Cane. Për “Gruaja në Operën e Dashurisë”, që zhvillohet këtë mbrëmje në hollin koncertor të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, përmes një videomesazhi të ndarë në rrjete sociale, sopranoja e njohur Alisa Katroshi shprehet që është një koncert i larmishëm. Ajo thotë se do të shoqërohet këtë mbrëmje në piano nga Herta Cane, një pianistë e njohur dhe e talentuar, dhe se...