“Green Vjosa”, Gjermania nis projektin 3-vjeçar për zhvillimin e Parkut Kombëtar dhe turizmit lokal
Ambasada Gjermane në Tiranë ka zyrtarizuar nisjen e një projekti të ri strategjik për mbrojtjen dhe zhvillimin ekonomik të zonës së Vjosës. Më 3 shkurt 2026, u nënshkrua marrëveshja “Green Vjosa”, e cila synon të harmonizojë mbrojtjen e natyrës me mirëqenien e banorëve të zonës. Projekti, i financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), do të zgjasë deri në vitin 2029 dhe do të zbatohet nga GIZ Albania. Fokus, UNESCO dhe ekonomia lokale Sipas njoftimit zyrtar, nisma vjen në një moment kyç për Parkun Kombëtar të Vjosës, i cili aktualisht është pjesë e aplikimit për t’u shpallur “Rezervë e Biosferës” nga UNESCO. Gjermania angazhohet të mbështesë administratën shqiptare në menaxhimin e parkut përmes trajnimeve dhe shkëmbimit të përvojave, duke siguruar që...
Burimi:
javanews.al