Goranët dhe torbeshët në optikën boshnjake: Një analizë kritike e tekstit të Esad Rahiqit

Goranët dhe torbeshët në optikën boshnjake: Një analizë kritike e tekstit të Esad Rahiqit

Nga: Ismet Azizi Në vitet e fundit, në diskursin akademik dhe politik boshnjak është shfaqur një prirje e fortë për të integruar komunitetet myslimane joshqiptare të Ballkanit – si goranët në Kosovë, torbeshët në Maqedoni dhe pomakët në Bullgari – në një identitet të përbashkët boshnjak. Një shembull i qartë i kësaj tendence është teksti i Esad Rahiqit [Rahić], i cili përpiqet të vendosë një vijë të drejtë historike nga bogumilët mesjetarë deri te boshnjakët e sotëm. Ky artikull synon të japë një analizë kritike të këtij teksti, duke evidentuar mungesat, shtrembërimet dhe anshmëritë e tij, sidomos në raport me elementin shqiptar dhe proceset e shumanshme të asimilimit. Rahiqi pohon se identiteti “goranc” është shpikje e regjimit të Milosheviqit [Milošević] dhe e SANU-së [Akademia Serbe...