Gonxhja: Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026 me projekte për turizmin dhe investimet
Shqipëria po prezanton potencialin e saj për investime dhe zhvillim turistik në MIPIM 2026 në Cannes, Francë, një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare për pasuritë e paluajtshme. Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit shprehet se është një platformë e rëndësishme ndërkombëtare, ku vendi ynë paraqitet me një portofol prej 83 projektesh strategjike, të lidhura me turizmin, infrastrukturën dhe zhvillimin e territorit. “Në MIPIM 2026 në Cannes, Francë, po prezantojmë Shqipërinë në një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare për zhvillimin dhe investimet në pasuri të paluajtshme, me një portofol prej 83 projektesh strategjike që lidhen drejtpërdrejt me zhvillimin e turizmit, infrastrukturës dhe territorit; përmes pavijonit “Soundscapes of Albania” po ndajmë me partnerë dhe investitorë ndërkombëtarë potencialin e jashtëzakonshëm turistik të vendit tonë...
Burimi:
sot.com.al