Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, në cilësinë e kreut të delegacionit shqiptar, gjendet në Kanë të Francës, në MIPIM 2026. MIPIM 2026 është një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare për zhvillimin dhe investimet në pasuri të paluajtshme. “Është nder të përfaqësoj Shqipërinë në këtë platformë të rëndësishme ndërkombëtare dhe të kontribuoj në forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit me partnerë e investitorë që ndajnë vizionin për zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë”, u shpreh drejtuesi i delegacionit dhe kreu i MTKS, Gonxhja. Shqipëria prezantohet në këtë platformë me një portofol prej 83 projektesh strategjike që lidhen drejtpërdrejt me zhvillimin e turizmit, infrastrukturës dhe territorit. Ministri u shpreh se, përmes pavijonit “Soundscapes of Albania” po ndajmë me partnerë dhe investitorë ndërkombëtarë potencialin e jashtëzakonshëm...
Burimi:
javanews.al