Gonxhja: Nis puna për rilindjen e Kalasë së Elbasanit

Gonxhja: Nis puna për rilindjen e Kalasë së Elbasanit

Lagjia Kala e Elbasanit hyn në një fazë të re zhvillimi. Ky proces shënon fillimin e një rrugëtimi transformues për një nga zonat më të rëndësishme historike të qytetit të Elbasanit, me synimin për ta rijetëzuar dhe kthyer në një hapësirë dinamike, që i shërben komunitetit dhe vizitorëve, duke ruajtur vlerat e saj autentike. Në takimin e parë të punës për analizën fillestare të lagjes Kala të Elbasanit ishte i pranishëm edhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja. Ministri Gonxhja shprehet se në fokus të diskutimit ishte koncept-ideja e projektimit, një udhërrëfyes i ri, që synon ti japë kalasë në jetë të re, por duke ruajtur autenticitetin. “Nis puna për rilindjen e Kalasë së Elbasanit! Hapi i parë drejt transformimit të një lagjeje...