“Gjysmë-jeta e Marie Curie”, një vepër teatrore kushtuar forcës së grave shkencëtare

“Gjysmë-jeta e Marie Curie”, një vepër teatrore kushtuar forcës së grave shkencëtare

Nga Julia Vrapi Drama “Gjysmë-jeta e Marie Curie” hedh dritë mbi periudhën e vështirë të jetës së shkencëtares së jashtëzakonshme, pas zbulimit të radiumit dhe poloniumit, si dhe pas humbjes tragjike të bashkëshortit të saj, Pierre Curie. Ky portret dramatik i Marie Curie do të ngjitet në skenë në Teatrin Metropol, duke sjellë një rrëfim të thellë mbi sfidat, dhimbjen dhe kurajon e një prej figurave më të mëdha të shkencës botërore. Drama pritet të që të jetë në skenë në ditët e fundit të muajit shkurt. Vepra e shkruar nga Lauren Gunderson sjell në role dy aktoret Yllka Mujo dhe Armela Demaj. Shfaqja tregon përballjen e Marie Curie me sfida profesionale dhe personale, në një botë ku arritjet e grave shpesh minimizohen dhe paragjykohen....