Gjithçka vetë! Kush është YouTuberi që mposhti Hollywood-in?
Markiplier, një nga emrat më të njohur të YouTube, ka vërtetuar se po vdesin rregullat e vjetra të industrisë së filmit. Filmi i tij i fundit, Iron Lung (Mushkëria e Hekurt), është një projekt i shkruar, drejtuar, financuar dhe interpretuar tërësisht prej tij. Ai arriti të renditej si filmi i dytë më i shikuar në SHBA gjatë fundjavës së kaluar, duke arkëtuar 18 milionë dollarë nga një investim fillestar prej vetëm 3 milionësh. Në këtë garë, ai la pas edhe projekte me mbështetje të madhe financiare, përfshirë dokumentarin e kushtueshëm mbi Zonjën e Parë të SHBA-së, Melania Trump. Suksesi i Iron Lung nuk erdhi nga marketingu tradicional, por nga fuqia e një komuniteti besnik. Markiplier (emri i vërtetë Mark Edward Fischbach) u kërkoi 38 milionë abonentëve...
Burimi:
tesheshi.com