Gazeta australiane (1929)/ Një rrëfim për gratë e Shqipërisë

Gazeta australiane (1929)/ Një rrëfim për gratë e Shqipërisë

Nga Aurenc Bebja Gazeta australiane “The Lithgow Mercury” ka botuar, të mërkurën e 8 majit 1929, në faqen n°5, një rrëfim asokohe për gratë e Shqipërisë. Gratë e Shqipërisë Në një ditë me diell, vështirë se mund të mos e vësh re pamjen e një gruaje shqiptare. E gjatë dhe hijerëndë, ajo lëviz me hijeshi ; busti i saj i ngushtë prej kadifeje është i mbuluar me monedha ari, stoli argjendi, tokëza të smaltuara me ngjyra të ndezura dhe vargje rruazash shumëngjyrëshe. Mbulesa e kokës — zakonisht një kapuç i kuq prej mëndafshi, i ngushtë pas koke — është e qëndisur me fije ari dhe argjendi, dhe rreth e rrotull i janë qepur monedha të rënda ari. Ato jetojnë në një vend me male të zymta...