FOTO+VIDEO/ Violinisti Elvin Hoxha kap rekordin me dy koncertet e Felix Mendelssohn-it

FOTO+VIDEO/ Violinisti Elvin Hoxha kap rekordin me dy koncertet e Felix Mendelssohn-it

Elvin Hoxha, një nga violinistët më të famshëm të botës, tashmë ka thyer një record të ri në karrierën e tij muzikore. Sot është shpërndarë në platformat digjitale një ndërmarrje e madhe artistike, dy koncerte për Violinë e Orkestër të kompozitorit legjendar, Felix Mendelssohn. Dy koncertet në Re dhe Mi Minor, me 3 pjesë secila janë shqëruar nga Württembergische Philharmonie Reutlingen, një nga orkestrat më elitare në Gjermani, ku dirigjent ishte anglo-zvicerani, Howard Griffiths, një emër i madh i muzikës klasike dhe koncertore. Dy koncertet për violinë të Felix Mendelssohn Bartholdy ofrojnë një përgjigje bindëse. Midis mrekullisë trembëdhjetëvjeçare të vitit 1822 dhe mjeshtrit të pjekur të vitit 1844, jo vetëm që shpaloset zhvillimi i një kompozitori të jashtëzakonshëm, por edhe spektri i plotë i estetikës...