FOTO/ Nga Mercedesi klasik te BMW-ja legjendare, makinat retro ekspozohen në qendër të Elbasanit
Makina klasike që kanë bërë histori në dekada të ndryshme u ekspozuan në qendër të Elbasanit dhe u kthyen në një nga pamjet që tërhoqi më shumë vëmendje gjatë festimeve të Ditës së Verës që zgjatën edhe të dielën. Në sheshin Gensher u rreshtuan disa modele retro, nga Mercedes klasikë deri te BMË-të e viteve të kaluara, ndërsa qytetarë dhe vizitorë u ndalën për t’i parë nga afër dhe për të bërë fotografi pranë tyre. Fotot tregojnë automjetet e vjetra të parkuara pranë mureve të kalasë dhe pranë kullës së sahatit, ku shumë të rinj dhe familje u afruan për t’i parë nga afër. Në disa momente shihen edhe fëmijë që afrohen kureshtarë pranë makinave, ndërsa të tjerë bëjnë foto. Ekspozita e makinave retro është...
Burimi:
javanews.al