Fjalori i ri i gjuhës shqipe përgatitur nga Akademia, Ina Zhupa: Paraqet shqetësime serioze për mungesë profesionalizmi

Fjalori i ri i gjuhës shqipe përgatitur nga Akademia, Ina Zhupa: Paraqet shqetësime serioze për mungesë profesionalizmi

Nga Juljana Vrapi “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe” me publikimin e tij online ka sjellë reagime të forta përsa i përket disa fjalëve të përfshira, huazime, apo dhe formës së interpretimit apo të shpjegimit të disa të tjerave. Kritikat janë në drejtim të Akademisë së Shkencave, për një vepër që nuk plotëson standarde shkencore. Deputetja e Partisë Demokratike, njëherësh kryetare e komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, deklaroi se “Fjalori i ri i Gjuhës Shqipe” i përgatitur nga ASH paraqet shqetësime serioze për mungesë profesionalizmi. Zhupa shprehet se fjalori i ri i gjuhës shqipe i përgatitur nga ASH nuk i plotëson standardet shkencore, kulturore dhe shoqërore, që duhet të ketë një vepër e tillë. “Fjalori i ri i gjuhës shqipe përgatitur nga...