Fjalori i gjuhës shqipe pasurohet me 40 mijë fjalë të reja, akademikët: Nuk është shterues, mund të përmirësohet sërish
Akademia e Shkencave ka publikuar online “Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe”, i hartuar nga profesor Jani Thomai dhe akademikë Valter Memisha dhe Shezai Rrokaj. Prej 12 janarit, në domain-in fjalor.online, mund të gjejmë fjalorin e madh të gjuhës shqipe, me 125 mijë njësi leksikografike. Fjalori përfshin mbi 105 mijë fjalë, 12 mijë e 500 njësi frazeologjike, shprehje të huaja të paasimiluara, si dhe mbi 1200 akronime, ndërkohë që janë futur rreth 40 mijë fjalë të reja. “Një pjesë fjalësh janë zgjerim i strukturave të fjalëve ekzistuese. Për shembull, nga fjala ‘mirë’ del ‘mirësoj’, ‘i mirësuar’. Nga mbiemra, dalin ndajfolje… Ka fjalë të reja që dalin me zhvillimin e teknologjisë, hapjen e shoqërisë, me lëvizjet e mëdha të shoqërisë”, është shprehu koordinatorja e projektit për...
Burimi:
javanews.al