“Festival i Pranverës” rikthehet pas më shumë se dy dekadash, talentet e rinj në qendër të skenës
Pas më shumë se dy dekadash, “Festivali i Pranverës” rikthehet në Radio Televizionin Shqiptar. Ky rikthim u jep mundësi artistëve të rinj të moshës 18-30 vjeç të prezantojnë talentin e tyre dhe të konkurrojnë me këngët origjinale. Zhvillimi i festivalit u njoftua nga RTSH, ku shprehet ndër të tjera për rëndësinë që do të ketë për artistët e rinj. “Pas më shumë se dy dekadash heshtje, një skenë legjendare zgjohet përsëri. Në Radio Televizionin Shqiptar rikthehet “Festivali i Pranverës”! Zëra të rinj, talente që shpërthejnë, emocione që mbushin skenën. Këtë pranverë çelin ëndrrat, çelin zërat…Artistë të rinj, ky është shansi juaj! Dorëzoni këngët tuaja, në versionin MP3, bazën orkestrale në MP3, tekstin në PDF ose Word, foto të këngëtarit ose grupit, deklarimin e të gjithë...
Burimi:
sot.com.al