Etnokoreografia shqiptare ndër dekada-vepra e profesor Bogdanit
Nuk e kam të lehtë të flas për etnokoreologun, koreografin dhe profesorin Ramazan Bogdani. Arsyeja është e thjeshtë, respekti i thellë që kam për të, për kontributin e tij shkencor, ashtu sikurse kam ndjerë përherë kujdesin dhe vëmendjen e tij ndaj meje. E me cilën valltare a valltar profesor Bogdani nuk ka qenë i vëmendshëm, i ëmbël, i përkushtuar, dashamirës. Jo vetëm personaliteti dhe talenti i tij si studiues i mirënjohur, por dhe të qenit njeri i gjendur, i dashur, ndihmues ndaj tjetrit, që edhe unë e kam ndjerë si shumë të tjerë – një tiranas i vjetër i lidhur fort me njerëzit dhe qytetin e tij. Pasi kreu Liceun Artistik “Jordan Misja”, vijoi studimet e larta në Universitetin e Tiranës për gjuhë shqipe dhe...
Burimi:
sot.com.al