Ermir Hoxha: “17 shkurti” rikthen dialogun artistik Prishtinë-Tiranë në një dimension të ri bashkëkohor

Ermir Hoxha: “17 shkurti” rikthen dialogun artistik Prishtinë-Tiranë në një dimension të ri bashkëkohor

Nga Julia Vrapi Piktura, skulptura, instalacioni dhe grafika bashkohen në një hapësirë të përbashkët, duke dëshmuar energjinë krijuese dhe qasjet bashkëkohore të dy institucioneve. Këto punime vijnë si pjesë e ekspozitës së pedagogëve të Fakultetit të Arteve, Prishtinë dhe Fakulteti të Arteve të Bukura, Tiranë. Ekspozita “17 shkurti” synon të rivendosë bashkëpunimin historik mes dy fakulteteve. Më shumë se një ekspozitë e zakonshme, kjo nismë shënon rifillimin e një tradite bashkëpunimi, që i ka rrënjët në vitet ’70-të. Ajo përcjell mesazhin e një dialogu të vazhdueshëm estetik dhe intelektual mes dy qendrave të rëndësishme të formimit artistik shqiptar. Ekspozita në galerinë FAB pranë Universitetit të Arteve në Tiranë vjen e kuruar nga Guri Çavdarbasha dhe koordinator Shpëtim Kërçova. Studiuesi i arteve Ermir Hoxha thekson rëndësinë...