Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Ekspozita “Lear 2025” në Berat, 35 artistë nga vendi e diaspora prezantojnë punimet e tyre
Ekspozita e përvitshme “Lear 2025” u rikthye në edicionin e saj të dhjetë mbrëmjen e djeshme në Galerinë e Arteve “Eduart Lear” në Berat, duke mbledhur piktorë nga vendi dhe diaspora, që sollën për artëdashësit punimet e tyre më të mira. Në këtë ekspozitë janë bashkuar 35 artistë nga qytete,breza dhe formime të ndryshme, duke ndërtuar një mozaik të pasur shprehjesh vizuale, teknikash dhe qasjesh estetike. Ekspozita e fundvitit shpaloset si një ngjarje artistike, si dhe si një pikë e takimit të artit pamor bashkëkohor. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 14 janar 2026, duke funksionuar gjatë kësaj periudhe si një hapësirë komunikimi me publikun artdashës si dhe me turistët./vizionplus.tv