Ekspozita e pranverës në Korçë, 50 piktorë nga trevat shqipfolëse bëhen bashkë në juglindje

Ekspozita e pranverës në Korçë, 50 piktorë nga trevat shqipfolëse bëhen bashkë në juglindje

Më shumë se 50 piktorë nga trevat shqipfolëse janë bërë pjesë e ekspozitës së pranverës në qytetin e Korçës Kjo ekspozitë  gjithëpërfshirëse rikthehet pas shumë vitesh duke sjellë piktorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Abdullah Gjongecaj vjen për herë të parë në një ekspozitë të tillë, që sipas tij i bën mirë qytetit dhe artistëve. Edhe për piktorin korçar Spartak Kasuli, ballafaqimi me piktoret e trevave të tjera shqiptare rrit përgjegjësinë e çdo artisti Ekspozita “PRANVERA” do të qëndrojë e hapur deri më 15 mars./vizionplus.tv