Edicioni i 4-ët i “Klasikët n’Lissus”, të rinjtë intërpretojnë pjesë nga kompozitorët më të njohur botërorë
Edicioni i katërt i “Klasikët n’Lissus” në Lezhë, solli në skenë talentet e reja të muzikës klasike. Violinistet e reja nga shkolla “Besëlidhja”, Melisa Figuri dhe Reina Gazulli, performuan për publikun, të shoqëruara në piano nga mësuesja Synjona Paplekaj. Kjo nismë kulturore vjen si vazhdim i një tradite të konsoliduar ndër vite, me qëllim promovimin dhe zhvillimin e talenteve të reja muzikore përmes një platforme me standarde profesionale. Një repertor i përzgjedhur nga kompozitorë të njohur si Vivaldi, Rieding, Kreisler, Handel, Mendelssohn dhe ë ieniaë ski, solli emocione të forta për publikun përmes një interpretimi virtuoz të artisteve të reja në skenë. Për violinistet Melisa Figuri dhe Reina Gazulli, publiku lezhjan tashmë është i familjarizuar me muzikën klasike, ndërsa emocionet e kësaj performance dhe duartrokitjet...
Burimi:
vizionplus.tv