Drama “Djali” premierë në teatër, shfaqja trajton pasojat e divorcit të prindërve tek fëmija adoleshent
Mbrëmjen e së enjtes, në skenën e Teatrit Eksperimental u shfaq premiera e dramës “Djali”, një vepër tronditëse që trajton pasojat e padukshme të ndarjes familjare dhe vetminë e thellë emocionale të një të riu. Në qendër të shfaqjes është historia e një adoleshenti, i cili pas ndarjes së prindërve përjeton një gjendje të rëndë depresive. I mbetur mes mungesës së nënës dhe distancës së babait, ai kthehet në shtëpinë ku tashmë babai jeton me bashkëshorten e dytë dhe djalin e vogël. Një hapësirë që duhet të ishte strehë, shndërrohet në burim tensioni dhe përjashtimi. Konflikti dramatik thellohet kur djali, rastësisht, dëgjon një bisedë mes babait dhe njerkës, e cila zbulon mungesën e ndjeshmërisë dhe peshën e ftohtë të vendimeve të të rriturve. Regjia mbështetet...
Burimi:
vizionplus.tv