Drama “Djali” në skenë, një rrëfim i dhimbshëm për dashurinë, fajësinë dhe rëndësinë e komunikimit

Drama “Djali” në skenë, një rrëfim i dhimbshëm për dashurinë, fajësinë dhe rëndësinë e komunikimit

Vepra “Djali” e autorit Florian Zeller vjen në skenën teatrore si një dramë e fuqishme familjare për një adoleshent, që përballet me depresionin dhe pasojat e divorcit të prindërve. Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë riktheu këtë muaj në skenë shfaqjen teatrore “Djali” me regji nga Fatos Berisha. Një rrëfim i dhimbshëm për dashurinë, fajësinë dhe rëndësinë e komunikimit. Shfaqja teatrore do të vijojë në skenë dhe përgjatë datave 27, 28 shkurt dhe 1 mars. Interpretojnë në rolet e veprës Jozef Shiroka, Egla Ceno, Arjon Pulleja, Krist Lleshi Endri Çela dhe Viktor Zhusti. Shfaqja “Djali” sjell një përvojë teatrale të fuqishme, që prek publikun me emocionet dhe dilemën e adoleshentit përballë sfidave familjare. Përmes interpretimit të aktorëve dhe regjisurës së Fatos Berishës, kjo vepër...