DPA hap thirrjen për studime mbi figura dhe përvjetorë të rëndësishëm të historisë shqiptare
Studime mbi periudha dhe figura të rëndësishme në historinë e vendit publikohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. Po ashtu, pjesë e publikimeve të përvitshme janë edhe udhëzuesit mbi metodologjinë arkivore në hapësirën kombëtare. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) fton studiuesit, ekspertët e arkivave të trojeve shqiptare dhe të mbarë rajonit, si edhe çdo të interesuar të bashkësisë shkencore, për të marrë pjesë në botimet e vitit 2027. Me synimin për të dhënë një kontribut në historiografinë shqiptare, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave propozon tematika që përkojnë me përvjetorët e ndodhive historike, me lindjen dhe me vdekjen e disa prej emrave më të angazhuar në veprimtarinë publike. “Mes tematikave të dedikuara botimeve të këtij viti, sugjerojmë trajtimin e jubilarëve të rëndësishëm, sikurse janë: 90-vjetori...
Burimi:
sot.com.al