Dorëshkrimi i rrallë në fondet e Bibliotekës Kombëtare, që përmban të dhëna mbi astronominë

Dorëshkrimi i rrallë në fondet e Bibliotekës Kombëtare, që përmban të dhëna mbi astronominë

Një dorëshkrim i rrallë, që gjendet në fondet e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë përmban të dhëna mbi astronominë. Herë pas here biblioteka sjell në vëmendje materiale që janë në fondet e saj arkivore, ku në vijim përmes një materiali u shpreh dhe për këtë dorëshkrim të rrallë. “Si e përfytyronin qiellin dhe lëvizjen e trupave qiellorë dijetarët mesjetarë?Ky dorëshkrim i rrallë, Elmülahhas fil heye (Dije mbi yjet), ruajtur në fondet e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, përmban të dhëna mbi astronominë, të shoqëruara me vizatime dhe skema shpjeguese, që na tregojnë mënyrën se si konceptohej universi në traditën shkencore islame”, thuhet në materialin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, që ka ndarë dhe foto të këtij dorëshkrimi të rrallë në faqen e saj. Vepra e Mahmûd b....