Donard Hasani: “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”, vepra më e vështirë e karierës time

Donard Hasani: “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”, vepra më e vështirë e karierës time

Bisedoi ARTUR  AJAZI Prej disa ditësh, ka nisur nga puna në Teatrin “skampa” komedia më e re, “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”, tre burra , dhe një dashuri e pamundur. Komedia ka  regjisor Donard Hasanin, me aktorët e njohur, Laert Vasili, Helidon Fino, Hervin Çuli, Atalanta Kercyku, dhe me skenografi  Laedja Hajdari. Hasani pse zgjodhët Elbasanin për komedinë tuaj? Përgjigje- Unë si regjisor dhe teatri i Elbasanit kemi një histori të gjatë bashkëpunimi. Kam vënë në Teatrin Skampa rreth gjashtë premiera në vite të ndryshme. E Fundit para dy vitesh. E solla komedinë në këtë qytet sepse tashmë e njoh tipologjinë e spektatorit, e vlerësoj reagimin e tij, dhe kuptoj kërkesat që ka. Ky teatër është nga teatrot e rralla në Shqipëri që funksionon...