Dizenjimi i logos së 60-vjetorit të UA, workshop me pedagogë të programit të Studimit Grafikë i dedikuar për studentët
Logoja që do të jetë fituese për 60-vjetorin e themelimit të Universitetit të Arteve do të përdoret në të gjitha materialet promovuese, që do të përgatiten dhe do të shoqërojnë aktivitetet, si dhe në dokumentacionin zyrtar gjatë këtij viti kalendarik. Në kuadër të shpalljes zyrtare të konkursit për përzgjedhjen e logos fituese të 60-vjetorit të Universitetit të Arteve, më datë 13 janar 2026 do të zhvillohet një workshop me pedagogë të programit të Studimit Grafikë i dedikuar për studentët e Fakultetit të Arteve të Bukura. “Workshop-i synon të ofrojë një qasje konceptuale dhe praktike mbi procesin e dizenjimit të logos institucionale, duke u ndalur te identiteti vizual, memoria institucionale dhe roli i dizajnit grafik në përfaqësimin e një jubileu historik. Aktiviteti do të përfshijë leksion...
Burimi:
sot.com.al