Disney në skenë në Operës, një udhëtim vokal-simfonik për të gjithë brezat, ku çdo notë rrëfen një histori
Dy mbrëmje, ku ëndrrat marrin zë dhe muzika zgjon kujtimet e fëmijërisë. Magjia e Disney-t vjen në skenë si një përqafim mes brezash, duke sjellë meloditë, që kanë shoqëruar fëmijërinë tonë. Koncerti vokal -simfonik do të zhvillohet këtë mbrëmje, ndërsa vijon dhe nesër në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë. Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të jetë nën dirigjimin e maestro Diego Basso-s, ndërsa premton të përcjellë mbrëmje të veçanta këtë muaj shkurti. Vetë teatri shprehet për një koncert, ku çdo notë rrëfen histori. “Dy mbrëmje , ku ëndrrat marrin zë dhe muzika zgjon kujtimet e fëmijërisë. Magjia e Disney-t vjen në skenë si një përqafim mes brezash, duke sjellë meloditë që kanë shoqëruar fëmijërinë tonë...
Burimi:
sot.com.al