Dhimitër Anagnosti përkujtohet në 90-vjetorin e lindjes
Përmes vargjeve të shkruara prej tij, pjesëve të filmave që u dha jetë dhe kujtimeve të familjarëve, miqve dhe kolegëve, Dhimitër Anagnosti është përkujtuar me rastin e 90-vjetorit të lindjes, si një prej figurave themeluese të kinematografisë shqiptare. Të pranishmit rikujtuan rrugëtimin krijues të Anagnostit dhe ndikimin e jashtëzakonshëm që vepra e tij ka pasur në identitetin e kinemasë shqiptare. Bashkëshortja e regjisorit, aktorja Roza Anagnosti ka sjellë në vëmendje kontributin shumëdimensional të Dhimitër Anagnostit. “Na mungon fizikisht. Ishte ky një nderim për krijimtarinë shumë dimensionale të tij si poet filmi, regjisor, kamerë, skenar, shkrimtar dhe për kontributin e tij të rëndësishëm në kulturën kombëtare me një modesti fisnike. Sonte e patëm pranë me një pjesë të artit të tij. Unë dhe vajzat: Juna dhe Era që e...
Burimi:
sot.com.al