Denis Bizhga: Tish Daija hyri në histori si themelues i një gjinie të re skenike në Shqipëri
Konferenca shkencore “Tish Daija në 100-vjetorin e lindjes” u zhvillua për një prej figurave më të shquara të muzikës dhe kulturës shqiptare të shekullit XX. Në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave, konferenca u zhvillua e shoqëruar dhe me një koncert homazh për kompozitorin e shquar Tish Daija (30 janar 1926 – 3 tetor 2003). Konferenca mblodhi studiues, muzikologë, kompozitorë dhe interpretë nga Shqipëria dhe Kosova, duke ofruar një panoramë të gjerë mbi krijimtarinë dhe kontributin shumëplanësh të Daijës. Punimet e konferencës më 30 janar 2026, u drejtuan nga dr. Denis Bizhga dhe dr. Kreshnik Duqi. I lindur më 30 janar 1926 në Shkodër, Tish Daija u formua që herët në koret e qytetit dhe më pas në Konservatorin “P. I. Çajkovski” në Moskë...
Burimi:
sot.com.al