Degradon lagjja e Gjuhadolit, rrezikohet zona muzeale e qytetit të Shkodrës

Degradon lagjja e Gjuhadolit, rrezikohet zona muzeale e qytetit të Shkodrës

Në zemër të Shkodrës, në lagjen historike të Gjuhadolit, janë me dhjetëra ndërtesa në rrezik shembjeje. Edhe pse kjo zonë muzeale duhet të gëzojë status të veçantë, prej vitesh ajo nuk trajtohet si e tillë nga Bashkia Shkodër dhe Instituti i Monumenteve. Arkitekti Zef Çuni ngre alarmin për rrezikun që i kanoset sot Gjuhadolit, me planin e ri qe synon të implementojë bashkia Shkodër, duke i hapur rrugë ndërtimeve me shumë kate, që zhdukin identitetin e një prej kryeveprave të arkitektit Kolë Idromeno. Çuni shton se aktualisht dhjetra familje janë të penalizuara për rikonstruksionin e shtëpive të tyre, pasi nuk u jepet leje nga bashkia. Një pjesë e shtëpive të Gjuhadolit u rikonstruktuan në vitin 2013, falë një fondi prej 800 mijë eurosh të Bashkimit...