Debati me Bujar Hudhrin për bustin e Kadaresë, Skënder Brataj: Botuesi aty ishte, pse nuk foli?

Debati me Bujar Hudhrin për bustin e Kadaresë, Skënder Brataj: Botuesi aty ishte, pse nuk foli?

Në 28 janar, në ditën e 90-vjetorit të lindjes së Ismail Kadaresë, në Tiranë u përurua shtatorja e shkrimtarit të njohur,  vepër e skulptorit Henri Mimani, i cili e solli këtë vepër në nder të trashëgimisë letrare dhe intelektuale të shkrimtarit. Ceremonia, e cila u drejtua nga mjeku Skënder Brataj nxiti një debat publik mes botuesit të Kadaresë, Bujar Hudhri, dhe Bratajt. Hudhri u ndal te momenti i ceremonisë dhe veçanërisht te një deklaratë e bërë nga Brataj, sipas së cilës Kadareja kishte lënë amanetin: “Më mbroni kur të mos jem”. Hudhri shpreh dyshime për këtë formulim dhe e interpreton më shumë si metaforë. “Ndërsa dëgjova këtë kinse amanet, vetiu në kokë më erdhi mendimi se, pikërisht në mesnatën e diktaturës, kur të ikte koka,...