Debate për ligjin e ri të librit, shkrimtarët kërkojnë formalizimin e tregut: Po dëmtohemi

Debate për ligjin e ri të librit, shkrimtarët kërkojnë formalizimin e tregut: Po dëmtohemi

Shtesat dhe ndryshimet në ligjin për librin vijojnë të sjellin debate mes botuesve dhe autorëve në komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën. Teksa botuesit kanë kërkuar një ligj modern për librin, që t’i përgjigjet realitetit të letërsisë sot dhe standardeve evropiane duke bërë pjesë të teknologjisë edhe librin, përmes formave digjitale autorët kanë ngritur të tjera kërkesa. “Autori mbetet pika me e dobët e hallkes së  librit. Një pikë shumë e rëndësishme është formalizimi i tregut të librit. Autori të ketë mundësinë e kontrollit të shitjes. Të specifikohen në ligj. Kur abuzohet fiton libraria, botuesi por jo autori”, thotë shkrimtari Durim Taçi. Shkrimtarët kërkojnë  përfshirjen në ligj të formalizimit të tregut të librit. “Tregu informal që kemi me librin dhe ne autorët po e ndjejmë...