Dasmë në Shqipërinë e Veriut, rreth vitit 1937 – Zadrima (Video)
Pasi kalon një kohë që quhet “masëmiri”, i pari i krushqve i drejtohet të zotit të shtëpisë duke i kërkuar leje për rrugëtim. Përcjellja bëhet në mënyrë ceremoniale ashtu sikur edhe pritja. Çejzi në pjekje vihet në kuaj të miqve dhe kuajve u vihen shami të lidhura në jelë dhe kalin ka nga një njeri përgjegjës. Nuses në pjekje i vihet duvaku dhe përsëri udhëton me të njëjtin kalë duke qëndruar e kërrusur dhe e shoqëruar me të njëjtin shoqërues që e kishte sjellë në pjekje. Ky shoqërim i bëhet derisa kalon kufirin e fisit të vet. Nusen e shoqëron edhe një grua e moshuar e afërme e saj. Karakteristikë ka qenë se në të gjitha fiset fejesat janë bërë pa patur asnjë kontakt e...
Burimi:
inforculture.info