Cilat janë shenjat që na tregojnë se jemi të prekur nga gripi sezonal?

Cilat janë shenjat që na tregojnë se jemi të prekur nga gripi sezonal?

  Gripi sezonal është një infeksion akut viral, i cili përcillet direkt nga një person i sëmurë tek tjetri përmes stërpikave gjatë kollitjes ose teshtitjes.   Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës në njoftimet rreth gripit ka bërë të ditur se çdo moshë mund të preket nga virusi i gripit sezonal dhe quhet i tillë ngase shfaqet çdo vit, në periudhën tetor-dhjetor.   Shenjat e gripit sezonal: • Temperaturë e lartë • Lodhje • Rrjedhje të hundëve • Dhimbje fyti • Kollë • Barkqitje dhe vjellje • Dhimbje koke, barku e muskujsh Shenjat e rrezikut Drejtohuni menjëherë tek mjeku nëse: Tek fëmijët vëreni: • Temperatura mbi 39 C • Frymëmarrje të shpejtë, ose probleme me frymëmarrjen • Ndryshim të ngjyrës së lëkurës • Konsum...