Ceremonia e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë, shpallen fituesit për 3 kategori

Ceremonia e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë, shpallen fituesit për 3 kategori

Këtë të enjte u mbajt ceremonia e shpalljes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2024. Këtë vit juria u kryesua nga Besnik Mustafaj, dhe me anëtarë  Dhurata Shehrin, Elsa Skënderi Rakipllarin,  Maklena Nikën dhe Fatmira Nikollin. Juria shpalli fituesit e çmimeve në sa kategori: Çmimi i madh i letërsisë iu dha Enit Karafilit për romanin “Epope intime”, me motivacionin ër një vepër me forcë të rrallë artistike, e cila ndërton një vizion të pasur letrar mbi përkatësinë identitare dhe thyerjen e tabuve të ngulitura në kodet e trashëguara kulturore, në kapërcyell të zhvendosjeve të trazuara migratore të shqiptarëve jashtë atdheut. Çmimi i madh i përkthimit iu dha Romeo Çollakut për përkthimin e veprës “Retorika” të Aristotelit, me motivacionin për përkthimin mjeshtëror të një vepre...