Botimet më të reja studimore të DPA-së trajtojnë figura historike dhe të fushës së arkivistikës
Studime mbi periudha dhe figura të rëndësishme në historinë e vendit, si edhe mbi metodologjinë arkivore në hapësirën shqiptare vijnë nga DPA. Tre botimet më të reja studimore, që trajtojnë figura historike dhe të fushës të arkivistikës u prezantuan nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Endrit Musaj, përfaqësuesit e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK), Bekim Aliu dhe Habibe Qovanaj, akademikë, si dhe arkivistë, studentë e studiues të fushave përkatëse. Në fjalën e tij hapëse, Musaj u shpreh se këto botime japin një kontribut në historiografinë shqiptare, duke u bërë thirrje të gjithë të interesuarve të aplikojnë dhe të dërgojnë propozimet e tyre, sipas kritereve të përcaktuara nga DPA-ja. “Dua të theksoj për...